Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sëmundja e tularemisë

Doktoreshe ju prsh shume, djali tim i kane dal tre gjendrra ne qafe, e kam pas neper doktore, disa prej vesheve, disa prej fytit kur e pata ne ulltraze mi dha krej analizat mi ja bo i dulen mire por analizat e tularemise ende si kam marre edhe 5 dite me kane thone me prit, i ka bo po deri sa tja bin. Tularemia aty dyshohet doktoreshe, ju lus te ma sqaroni cfare semundje eshte kjo dhe mos mi dale prej shkafit vijne 3 gjendrra ne qafe? Ju flm shume.

Arbnona Elezi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Emine,

Tularemia apo ndryshe ethet e lepurit është një sëmundje e rëndë infektive që shkaktohet nga bakteria Francisella tularensis. Ajo mund të jetë e rrezikshme për njerëzit. Një qenie njerëzore mund të infekstohet pas kontaktimit me një kafshë të infektuar. Poashtu mund të transmetohet nga mizat thumbuese. Tularemia mund të përhapet nga kontakti direkt me kafshët apo materialet e kontaminuara, përmes mishit të pazier mirë të kafshëve të kontaminuara, apo edhe nga uji i kontaminuar.

Nëse rezultati del pozitiv atëherë me gjasë mjeku do të ju përshkruaj antibiotikë, siç mund të jetë gentamicina për dhjetë ditë. Por gjithsesi shpresojmë t`ju dalin rezultatet negative nga kjo sëmundje.

Në lidhje me gjendrrat nuk mund të ju jap ndonjë përgjigje konkrete pa egzaminim.

Shpresoj ti kalojë sa më shpejtë djalit tuaj.


Arbnona Elezi (14 vite më parë)
te pershend shum djali i kan dal analizat negativ doktori me tha prej fytit amunet me qen 3 gjandra prej fytit

/komuniteti