Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dermatitis diserboroica

Deshta te pyes cka eshte dermatitis diseboroica dhe si mund te sherohet kjo tek foshnja 2 muajshe?

Ardita Bajgora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Ardita,

Është një pezmatim i lëkurës, një inflamacion i shtresave të sipërme të lëkurës, që shkaktohet në fytyrë, kokë e ndonjëherë edhe në vende të tjera. Shpesh lajmërohet gjatë motit të ftohtë. Tek foshnjat sikurse në rastin tuaj, mund të shkaktojë puçrra të verdha, të trasha, në lëkurë të kokës, të cilat ndryshe quhen edhe "kapela e djepit", nganjëherë krijohet një lëkurë e verdhë prapa veshëve, dhe puçrra të kuqe në fytyrë.

Tek foshnjat lëkura e kokës duhet pastruar me shampo të butë bebesh, dhe më pas të fërkohet me një krem hidrokortizoni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti