javë pas jave
Përshëndetje Azemine,
Urime për lindjen tuaj. Menjëherë si ta mbani në duar për herë të parë foshnjën tuaj të porsalindur në dhomën e lindjes në spital, vënjani buzët e saj në gjinjët e juaj. Qumështi juaj ende nuk filluar të dalë, por gjinjët e juaj prodhojnë një substancë të quajtur kulloshtër, e cila ndihmon në mbrojtjen e foshnjës suaj nga infeksioni.
Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet.
Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr, djali im i ka 3 dite dhe ende nuk me ka ardhe gjini kam fillu me aptamil qumesht artificial cdo 3 ore nga 30 ml, po nuk eshte i qete behet sikur me thith gjate tere kohes a guxoj ti jam me shume ne nje vakt psh 60, dhe shpresoj qe me vjen gjini e vazhdoj me gji. Faleminderit shume.