Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumështi për fëmijën 10 muajsh

Dr. sa here duhet mi jep qumesht femiut 10 muajsh? Sigurisht qe edhe i jap ushqime te ndryshme, por deshta ta di sa here duhet mi jep qumesht pervec kohes se gjumit te nates, a duhet edhe diten ndonjehere? Flm.

Rita . A (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Rita,

Shumica e foshnjave nga 7 gjer në 11 muaj, kanë nevojë për llojllojshmëri të ushqimeve të forta dy – tre herë në ditë, plus mes-shujta të vogla, me katër apo pesë racione të qumeshtit gjatë ditës. Është e zakonshme për foshnjen që ushqehet me gji, që sasia e qumështit të pakësohet kur rrit konsumimin e ushqimeve të forta.

Kur foshnja juaj ti ketë mbushur një vjeç, ajo mund të kalojë në qumësht lope. Mbani në mend që qumështi i lopës është i mirë për të. Në fakt, edhe sasia e tepërt e qumështit të lopës mund të shpie në deficit të hekurit, 450-650 ml në ditë janë në rregull.

Gjithashtu, mund të vazhdoni gjidhënjen edhe vitin e ardhshëm nëse ju dhe foshnja juaj e dëshironi këtë. Edhe nëse fëmiu juaj ushqehet me ushqime të forta, qumështi i gjirit i siguron kalori, imunitet, vitamina dhe enzimë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti