Hapat e tensionit
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine,
Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Këto hapa mund të pengojnë ose të nxisin prodhimin e qumështit, të ndryshojnë përbërjen e qumështit apo të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin.
Gjithsesi para përdorimit të tyre konsultohu me mjekën tënde duke i bërë të ditur se je nënë gjidhënëse, si dhe lexo gjithmonë letrën shoqëruese të preparateve para përdorimit për të marrë informacion se a lejohen ato gjatë gjidhënjes.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr, ne javen e fundit te shtatzanise mu ka rrit tensioni 160 me 100 kam perdor hapa Aldomed deri ne lindje ,po nuk mu ka rregullu ende kam lind qe 5 dite dhe eshte hera e tret qe po me shkon 160 me 110 u konsultova me mjeken time me tha te perdori nje aspirin ne mengjes dhe 2 x1 aldomed per tension nje jave, te lutem me trego a ka ndikim negativ te bebi pasi qe une e kam ne gji? Faleminderit.