javë pas jave
Përshëndetje Valdete,
Nëse bebi juaj shton mirë në peshë atëherë nuk keni nevojë ti jepni qumësht shtesë. Jepini të pijë sa herë që bebi të dojë. Sa më shumë që bebi thith, aq më shumë qumësht prodhohet për të.
Vajza jote mund ta ketë të qarën nga ngërçet, pasi që ato janë evidente në këtë periudhë. Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve.
Për të marrë informacion mbi qetësimin e tyre, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat?like=true
Gjithë të mirat.


Pershendetje, e kam vajzen 1 muajshe dhe ka shume ngerce barku, e ushqej me qumesht gjiri, per momentin jam duke i dhene pika espumisan edhe qaj plantex po nuk po ka shume sukses. Qan pa ndal dhe kerkon vetem ne gji me mbajte, a eshte e mundur qe eshte e uritur e nuk po e mban vetem ajo qe e pi. Keshtu peshe po shton cdo jave ka 150gr. A me fillu me i dhene edhe qumesht tjeter shtese apo vetem ngerqet jane?