Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vaksina me zbehje të theksuar

Pershendetje, Dean ka lindur me 19 Mars, me dt 21 Maj beri vaksinen ne oren 9. Nga dreka kur po i nderroja pelenen djali filloi te qante dhe me pas pushoi te qaren dhe u zbeh (si zbehen te rriturit kur i bie te fiket). E cuam urgjent ne spital, pediatri tha qe ka mungese kalciumi por pa bere ndonje matje. Femija ushqehet me gji dhe peshen e ka normale dhe eshte femije shume aktiv. Kete zbehje te theksuar e ka pasur ngaqe e kam lenduar apo ka vepruar vaksina? Kjo gje nuk i kishte ndodhur ndonjehere. Jam e frikesuar nese duhet ti bej serisht vaksinat e tjera? Nese doni te dini ndonje gje me shume ju lutem me shkruani...?

Klodiana Gjergji (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Klodiana!

Ajo qe ka ndodhur eshte nje nga efektet anesore qe ka vaksina!

Kur femija te kete dozen tjeter duhet te jeni disi me e vemendshme dhe nqs shihni te njejtat shenja duhet te paraqiteni tek mjeku menjehere!

Gjithe te mirat.

Klodiana Gjergji (14 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen, Jam shume e frikesuar se mos i perseritet serisht, ka ndonje problem nese une nuk ja bej vaksinat djalit? Dmth vaksinat qe behen kur femija eshte 4 dhe 6 muaj pasi jane remider te vaksinave qe behen kur femija eshte 2 muajsh Jam ne pritje te pergjigjes tuaj,

/komuniteti