Kapsllëku te beba
Donika Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Donika,
Fëmija që ushqehet me gji zakonisht nuk e njeh kapsllëkun, sepse karakteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funksionim të përkryer të zorrëve, por edhe përshtatshmëri absolute. Kujdes me ushqyerjen tuaj, që do të thotë të hani më shumë fruta e perime dhe të konsumoni më shumë ujë. Besoj që duke u kujdesur në aspektin e ushqyerjes, jashtëqitja e foshnjes tuaj do të korrigjohet.
Nëse kjo situatë zgjat më tepër se tre ditë konsultohuni me pediatrin e vajzës tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dok, dua te konsultohem me ju rreth problemit qe ka beba ime 2 muajshe me jashteqitje. Ne heren e pare nuk ka dal 3 dite, por nuk ka pas jashteqitje te trashe por normale, ndersa sot eshte bere dita e 4 dhe nuk ka dale jashte ende. A mundet te perdori ndonje barne apo te vazhdoj te pres edhe sot. Beba ushqehet me gji. Ju faleminderit.