javë pas jave
Pershendetje Ermira!
Lindja para kohe e ekspozon te voglin ndaj nje mjedisi jo shume miqesor per te. Problemet me te cilat ai perballet ne ditet dhe javet e para te jetes, mund te prekin fillimisht zhvillimin fizik te te porsalindurit. Por edhe nqs kjo periudhe kalon pa shume probleme dhe i vogli shton mire ne peshe, zhvillimi i tij psikomotor nuk mund te jete i njejte me femijet me moshe kronologjike te njejte.
Per kete ne pediatrit, perdorim moshen e korrigjuar pediatrike, ose postkoncepsionale. Pra nqs femija juaj ka lindur ne javen e 32-te te jetes, kur te kete arritur 37 jave postkoncepsional, do te quhet se ka lindur, dhe ne keto 5 jave te para te jetes nuk ka si te kete dhe as te krahasohet me zhvillimin psikomotor te nje femije te lindur ne kohe dhe ne javen e peste te jetes.
Do te deshiroja te dija edhe moshen e femijes tuaj dhe vonesat qe ju vini re, per te qene me konkrete ne pergjigjen time.


Ju pershendes shume, pune te palodhshme, kam lindur para kohe djalin ne muajin e 8 dhe tash me duket qe djali im nuk shkon si moshataret e vet me duket qe mbetet mrapa a mundet qe kam lindur para kohe qe mos te zhvillohet mire? Ju flm shume.