Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ngërçeve të bebit

Pershendetje kam vajzen dy muaj e gjysem deri me tani nuk e kan munduar ngerqet ne bark por javen e fundit ajo po qan gjate tere nates dhe po i degjohen disa te gerhatura ne bark, a ka mundesi qe ngerqet te fillojne pas muajit te dyte?

Blerina Lala (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Blerina,

Zakonisht dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Por për një siguri më të madhe nëse janë në pyetje ngërçet apo jo, të lutem kontakto me mjekun pediatër të vajzës tënde për të vlerësuar gjendjen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti