javë pas jave
Pershendetje Tina!
Ajo qe duhet te kete parasysh nje nene kur vendos te filloje ushqimet e forta tek i vogli i saj eshte nje radhe e caktuar e ushqimeve.
Gjithmone ushqyerja fillohet me kremera (mualebi,) me drithera pa gluten, (miell orizi etj), fillimisht pak me te trasha se qumeshti dhe gradualisht trashesia shkon drej asaj te kremit te plote. Asnjehere nuk fillohen dy ushqime te reja NJEKOHESISHT, dhe nje vakt te plote i vogli duhet te arrije ta marre brenda dy javesh. Kremera te tille mund te pergatiten ne shtepi (miell orizi dhe qumesht formule / jo qumesht lope) ose ekzistojne te gatshme te prodhuara nga firma qe prodhojne ushqime per femije.
Pra gjate ketij muaji, femija juaj duhet te mesohet me kremerat e embel dhe muajin tjeter edhe me kremin me leng zarzavatesh.
Femijet pergjithesisht jane te prirur ndaj shijeve te reja, por duhet edhe pak durim.
Ushqimet qe me shkruani futen ne grupin e frutave qe edhe pse jane te nevojshme, nuk e ushqejne dhe nuk cojne ne shtimin ne peshe.
Gjeja tjeter qe duhet zgjidhur eshte edhe prania ose jo e nje problemi somatik tek i vogli juaj, si nje infeksion viral (fyti i skuqur) apo edhe mundesia e daljes se ndonje dhembi qe mundet te ule oreksin e tij.
Refuzimi qe i ben bebi cdo ushqimi apo edhe gjirit mund te lidhet edhe me kembenguljen tuaj mbase disi te ekzagjeruar per ti dhene ato ushqime qe ju i mendoni si te pershtatshme per te.
Uroj qe te keni marre disa pergjigje per shqetesimin tuaj.


Pershendetje doktoreshe Niketa, desha t`ju pyes per beben time, e kam 6 muajshe dhe asnje ushqim nuk e preferon. I kam dhene banane, molle te bluar, ushqehet me gji, ne fillim me ka pi gji mire dhe tash as gji nuk me pi ashtu si duhet. E kam kontrolluar te mjeku mbrenda dy jave dhe asnje gram nuk e ka shtuar, 8.100 gram i ka pas dhe per dy jave asnje gram nuk e ka shtuar. Te lutem çfare me kishit keshilluar te bej, çfare ti ofroj qe te ha, as biskotat nuk i ha. Pediatri me tha qe e ka pak fytin e skuqur, te lutem me trego çfare ushqimi te provoj ti jap? Faliminderit shume, jam ne pritje te pergjigjes tende.