Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lotimi syrit

Doktor mund te me vini ne dijeni se si behet hapja i kanalit te syrit? Kam djalin qe i loton syri qe kur ishte 4 muajsh i kam perdorur tobrex per shume kohe ja kam bere masazh syrin po asgje. Vetem syri i majte i loton. I kane lotuar te dy po i djathti ju sherua i majti vazhdon ti lotoje. Dhe nje pyetje te lutem, ngushtimi kanalit shkakton te kruara se e ve re qe e kruan shpesh here. Faleminderit shume nese do me ktheni pergjigje.

Erida Esmeralda (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Esmeralda,

Rrugëtimi i zakonshëm i lotit është nga gjëndrra e lotit ku prodhohet përmes lagështimit të syrit drejt kanalit të lotit dhe derdhjes në hapësirën e hundës. Bllokimi i kanalit të lotit është shkaktari më i shpeshtë i lotimit të syrit.

Kjo ndodh deri në 5% të të porsalindurve. Për fat të mirë në 50-60% të rasteve hapja e këtij kanali bëhet vetvetiu deri në moshën 6 muajshe. Nëse kjo nuk ndodh atëherë konsultohet mjeku i syve-Oftalmologu. Oftamologu do të ju jap trajtimin e duhur.

Në kushte shtëpiake rekomandohet pastrimi i syrit nga jashtë-brenda vetëm me ujë të vakët dhe masazha e kanalit të lotit, anash rrënjës së hundës, disa herë në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti