Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Larja e rrobave të bebes

Pershendetje doktoreshe! Jam ne shtatzanine time te pare dhe doja te dija nese eshte problem larja e rrobave te bebes me detergjent te zakonshem dhe zbutes. Une perdor detergjent dash pluhur ndersa zbutes Lenor, a duhet te perdor keto detergjente edhe per rrobat e bebes apo duhet te marr detergjent specifik per bebe, nese po, cfare do te me kishit rekomanduar, ju lutem? Faleminderit!

Mia Shehu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gena,

Përveç nëse bebi juaj do të ketë alergji ose lëkurë shumë të ndjeshme, kjo nuk duhet të jetë një problem për të, pa marrë parasysh se sa muajsh që të jetë bebi juaj. Nëse e përdorni atëherë sigurohuni që të jetë posaçërisht për bebe.

Para përdorimit lajini vetëm një-dy rroba, për të parë se mos shkakton ndonjë reaksion apo irritim në lëkurën e bebit, nëse jo, mund të vazhdoni ta përdorni, por nëse i shkakton ndonjë reaksion atëherë shmangni përdorimin e tij së paku gjer në moshën 1 vjeç.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti