javë pas jave
Nëse një foshnje ushqehet mjaftueshëm me gji, shton mirë në peshë, e ka barkun e butë, nuk vjell tej normales, është e qetë, liron gazra, atëherë mungesa e jashtëqitjes edhe deri një javë nuk duhet të jetë shqetësuese.
Foshnjet e ushqyera me qumësht formulë mund të kenë më shumë dhe më shpesh peripeti me jashtëqitje! Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet .
Ekzistojne edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.
Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!


Djalin e kam 6 javesh, mirepo qe sa kohe ka probleme me kapsllekun, nuk del jashte me ka 3 a 4 dite dhe qan ka dhimbje, mirepo kesaj rradhe jane be 6 dite sot, e nuk eshte liru, se di cfare te bej pres pergjigje te shpejt.
Flm.