javë pas jave
Përshëndetje Merita,
Për rregullimin e jashtëqitjes duhet përdorur përmirësues të florës bakteriale të zorrëve si caps. Flonivin BS ose flakone Lactis B Complex (të dyja këto sipas rekomandimeve për moshën e foshnjes suaj). Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius. Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4) të cilat fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit. Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.
Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.
Gjithë të mirat.


Pershendetje desha te pyes e kam vajzen qe 2 dite me temperature nga sot ka edhe barkqitje me daten 28.05 e ka marre vaksinen e 1 viti desha te pyes nga mundet me qene kjo a mundet si pasoje e vaksionimit apo si virus tjeter problem nuk ka veq barkqitje edhe temperature?