Ushqim me lugë për fëmijën tre muajsh
Majlinda Hajrullahu
(14 vite më parë)
Pershendetje Majlinda,
Fillimi i ushqyerjes se foshnjes me ushqime te forta rekomandohet te behet ne periudhen ne mes te muajve 4 - 6, tani trakti i tretjes se ushqimit te foshnjes suaj ende eshte ne zhvillim e siper, pra ushqimet e forta momentalisht jane jashte limiteve, por pas muajit te 4te mund te filloni me recetat e bebaime.com
Gjithe te mirat ty dhe bebit.
Pershendetje doktoreshe, kerkoj falje nese po iu marr kohe, por ne radhe te pare dua te shpreh mirenjohjen time per shkrimet qe i postoni ne kete faqe, e qe per mua kane qene shume te mireseardhura dhe shume me vlere, si gjate periudhes se shtatezanise e po ashtu edhe tani kur jam bere nene. Pyetja ime ka te beje me ushqimin e foshnjes. Foshnja ime ushqehet me qumesht gjiri, keto dite mbushe tre muaj. Ne peshe ka shtuar sistematikisht, mesatarisht shton 400 - 500 gr ne muaj. A guxoj ta ushqej me luge (griz ose ndonje ushqim qe me me sugjeroni Ju ), te pakten njehere ne dite, jo me deshire por e shtyre nga rrethanat ne pune, meqe ndodh te punoj tre - kater ore ne dite, kurse foshnja ime nuk e pi qumeshtin e gjirit nga shishja. Sidoqofte, iu falemnderit shume per mirekuptim!