Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Skuqja e organeve gjenitale

Vajza ime eshte 11 muajshe dhe eshte skuqur shume tek organet gjenitale, ju lutem me tregoni sa ma shpejte cila eshte menyra me e mire per tja heq skuqjen sepse jam shume e shqetesuar?

Dona (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Dona!

Se pari duhet te siguroheni qe keto kohe nuk i keni ndryshuar dicka ne diete, pasi ushqimet acide japin diarre dhe irritim te lekures.

Se dyti nuk di nese femija juaj ka edhe simptoma te barkqitjes, ne kete rast duhet trajtuar diarreja, dhe skuqja do te qetesohet vetevetiu!

Se treti duhet te siguroheni qe nuk keni ndryshuar dicka ne sendet e higjenes personale te femijes (si shampo, kremera, pampersa).

Perdor nje krem me perqindje mbi 10 % Oksid Zinku (SUDOCREM, Mitosyl etj) dhe vetem laje beben pa perdorur pecetat e lagura qe tregetohen.

Shpresoj t`ju kem ardhur ne ndihme.

/komuniteti