Rreth urinimit tek fëmija
Eliza M
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eliza,
Urina në ngjyrë të kuqrremtë shpeshherë duket frikësuese, por në shumicen e rasteve nuk është në të vërtetë e tillë. Mund të jetë normale në rastet kur ushqyerja e bebit ka përfshirë, manaferra, rrepa, etj... në rastet kur janë përdorur antibiotikë apo laksativë, këto ilace shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë të tillë. Një kuptim i qartë mund të jetë prania e gjakut në urinë. Tani kjo mund të jetë një rezultat i kushteve të tilla si infeksionet e traktit urinar, probleme me veshka, etj. Dmth shkak mund të jetë ushqimi, medikamentet apo sëmundja.
Gjithsesi ju këshilloj ti bëni një vizitë pediatrit të vajzës tuaj për të vlerësuar situatën, apo edhe për të marrë trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor... Kam vajzen 8 muajshe dhe kam vene re qe shpeshhere urina e saje ka ngjyre me te mbyllur se zakonisht, kur i heq pampersin e dalloj kete gje sepse shoh qe urina ka raste qe ka ngjyren me te kuqerremet... Te lutem doktor a eshte normale kjo gje dhe a eshte per tu shqetesuar? Te pershendes perzemersisht.