Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lidhur me përzierjen e qumështit të gjirit me qumështin e formulave

Pershendetje, pike se pari ju uroj per kete rubrike.


Une jam nje nene e re dhe kam nje foshnje 2 muajshe. Ne 2 javet e para, foshnja ime u ushqye vetem me qumesht gjiri dhe shtimi ne peshe ishte i kenaqshem, vetem javen e pare shtoi 500 g. Pas javes se dyte me dukej sikur nuk ngopej dhe i fillova qumesht shtese. A ka te njejtin efekt qumeshti i gjirit i perzier me ate artificial? A i merr njelloj femija elementet e qumeshtit te gjirit? Tani me duket se kam qumesht mjaftueshem dhe foshnja ngopet a mund t`ja heq qumeshtin shtese?


Ne pritje te pergjigjes suaj! Me respekt!


Klodi

Klodi (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Klodi!

Se pari jam shume e kenaqur me pyetjet qe me drejton!

Shume nena te reja nisur dhe nga mungesa e informacionit, apo edhe nga mungesa e eksperiences i drejtohen gjithmone e me shume Formulave artificiale!

Ky vendim duhet marre kur i vogli nuk arrin te ngopet ditet e para, dmth bie mbi 10% te peshes ne pak dite, urinon pak, dhe ka lekuren dhe mukozen e gojes te thate.

Kur jeni te detyruara te nisni nje formule nuk duhet qe qumeshti i gjirit te perziehet me ate artificialin, pasi eshte jo mire i tretshem nga stomaku i te voglit (pra nje vakt gji, nje vakt artificial).

Asnjehere femija me ane te nje formule nuk arrin te marre te njejtat vlera me qumeshtin e gjirit, pavaresisht se sot formulat jane mjaft te sofistikuara.

Nje formule sado e persosur nuk i transmeton antitrupat mbrojtes specifik te llojit te voglit, pra ajo eshte vetem nje imitim kimik i biologjise.

Se dyti urime qe serisht do ta ushqesh te voglin tend vetem me gji. Mund te nderpresesh formulen, por pas tre ditesh duhet qe beben ta peshosh dhe nderkohe ai duhet te kete shtuar rreth 100 gr per tre dite.

Lenda (14 vite më parë)
Me falni ku mund ta gjej kete kreher me dhembe te dendur? Ju lutem me ndihmoni!
Klotilda (15 vite më parë)
A mund ta percaktojme cilesine e qumeshtit te gjirit nga nje analize laboratorike?

/komuniteti