A mund ti jap prodhime të qumështit bebit 7 muaj?
Blerona Hyseni
(14 vite më parë)
Përshëndetje Blerona,
Prodhimet qumështore të tilla si jogurit, djathi, xhiza mund ti ofroni fëmijës tuaj pas muajit të 8 (me përjashtim të qumështit të lopës). Këto mund tja ofroni të posaçme për fëmijë, vlen edhe për jogurtet e pemëve, duke e mësuar dalë nga dalë edhe me ato të përgjithshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, deshta tju pyes se a mundem ti jap djath dhe jogurta, xhize ne pergjithesi prodhime te qumeshtit vajzes 7 muajshe? Nese po cfare ka ndonje lloj special apo cfare i perdorim ne vet? Edhe a bon me i dhon jogurta te pemeve? Theksoj se e ushqej bebin me qumesht formula. Mbeteni te pershendetura dhe ju faleminderit nga zemra per kohen qe ndani per mua. Me respekt, Blerona.