Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi dhe uji

Pershendetje Dr. Niketa.


Kam nje vajze 6 muajshe, kam fillu me ushqim shtese, kam fillu me nje karrote, nje patelgjan te zi, nje kungulleshke, nje patate, dhe pakez brokoli, po sa here ia jap ushqimin i skuqet fytyra kahdo qe e prek me kete lloj te ushqimit, afer gojes, a eshte e mundshme qe me ia nderru ushqimin, dhe uje nuk pi fare, ne gji e kam ende.


Faleminderit shume per pergjigje.

Diana (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje!

Skuqja e lekures eshte reaksion i ushqimit qe e jep brokoli dhe pigmenti i patellxhanit! Gabimi qe kemi bere eshte fillimi i perimeve ne fillim. Duhet te filloni me nje krem me qumesht me drithera pa gluten. Vetem pas nje muaji mund te filloni supen me leng perimesh (1 patate, 1 qepe, 2 karrota mesatare, 1 kungull i njome me 2 gota uje. Zierja zgjat deri ne pergjysmim te ujit. Jo kripe. Ketij lengu i shtohen 15 gr drithera ose miell orizi: 1 luge kafe vaj ulliri dhe nje luge e vogel kackavall i grire). Uroj t`ju kem ndihmuar ndopak;

Diana (15 vite më parë)
Po uje qe nuk pi, a eshte shqetesuese qe nuk pi? Shishen nuk e do fare, me gote kam provuar po nuk di ende...
Shkendia (15 vite më parë)
Na ndihmojne shume fjalet e gjinekologes qe mos te kemi shqetesime.

/komuniteti