Sklepat e syve
Aleksia Hajdini
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aleksia,
Do t`ju rekomandoja t`iu pastroni me ujë të zier të vakët!
Nqs kjo zgjat, duhet të bëni një mbjellje të sekrecioneve të syrit dhe më pas të filloni mjekimin!
Gjithë të mirat.
Pershendetje, kam 2 goca binjake me moshe 1-vjec. Jam e shqetesuar sepse prej dy ditesh i kam pasur me temperature deri ne 37 - 38. Kjo situate eshte shoqeruar me kolle, hunde ne tipin e rrufes si dhe sklepa te shumta tek syte. Sklepat i kane shoqeruar gjate gjithe dites se djeshme e kjo gje me ka bere merak. Sot ne mengjes nuk hapnin syte. Ua shplava me koamomil sa ua pastrova pak nuk u ka ndodhur ndonjehere. Njeres nga gocat pashe qe i kane plasur 2 dhembe te poshtem (te qenit dhe ajo ngjitur saj). Si mendoni mos kjo gjendja e sklepave ka te beje me daljen e dhembeve dhe uljen e imunetit tek femijet apo eshte dicka tjeter qe me duhet ta kuroj? Ju lutem me thoni sepse pergjigjja juaj do me lehtesoje disi. Flm.