Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te beba 2 muajshe

Pershendetje! Cfare mund te perdore te femija 2 muajsh per kapsllekun? Edhe pasi kalojne 4 dite femija nuk del vete jashte... i kam perdorur stimulusa mikroklizma... ju lutem me thoni cfare mund te beje qe femija te dal vete jashte?

Klodiana Muaj (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Klodiana,

Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak gjatë ditës. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

Klodiana Muaj (13 vite më parë)
pershendetje dr.kolici kam 2 bebe binjake 6 muajsh e 2 javsh.i ushqej me qumesht plurur aptamil 2 ne mengjes dhe ne darke nga 150ml...kurse ne dreke ne oren 12:00 u jap supen kurse mbazdite ne oren 17:00 u jap frutat...pin edhe qumesht gjiri por vetem naten..doja nje keshille nga ju nese eshte e sakte menyra sesi ua jap vaktet dhe qumshtin apo duhet nje menyre tjeter...ne pritje te pergjigjes tuaj. Faleminderit!

/komuniteti