Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kollitja te fëmijët

I nderur doktor, une kam nje shqetesim per femijen tim, vajza ime tani eshte 2 vjeq e 7 muaj, derisa ka qene nen perkujdesje familjare ka qene shume e shendetshme, shume rralle ka pas ndonje ftohje te lehte, qe nga mosha 18 muajshe e kam derguar ne kopsht dhe nga atehere ajo semuret shume shpesh, por ajo qe me shqeteson eshte se simptomat i ka gati perhere te njejta qe nga viti i kaluar sa here qe smuret qoft ndonje grip po ftohje ajo fillon me nje kollitje ne fillim e thate e pastaj me sekrecion dhe zhurme ne gjoks, per kete ia kam bere te gjitha analizat para nje muaji edhe pse anlaizat i kam bere edhe me pare por te gjitha i ka ne suaza te normales, une deshiroj te dij pse kollitja i perseritet kaq shpesh dy jave ose nje muaj a behet fjale per ndonje ftohje serioze apo mund te kete ndonje baktere qe eshte permanente, kerkoj falje qe e kam zgjatur pak, te falenderoj per pergjigjen tuaj.

Melita prishtine (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Melita,

Është e vërtetë që fëmijët gjatë kohës që vizitojnë kopshtet/qerdhet sëmuren më shpesh.

Por për vlerësimin e një gjendjeje, para së gjithash nga profesionisti kërkohet ekzaminimi fizikal (vizita mjekësore), konstatimi i gjendjes (diagnostikimi), verifikimi i moshës dhe peshës së fëmiut, hetimi përreth alergjive të mundëshme në barëra dhe ushqime, etj,...

Përgjigja, më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë, në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje për fëmiun tënd. Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!

Gjithë të mirat!

/komuniteti