Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te fëmija 10 muajsh

Doktoreshe, si duhet te veprojme me nje femije 10 muajsh i cili ka problem me kapsllek ne periudhen prej 2 muajsh dhe asgje nuk i ka ndihmuar pos nderprerja e qumeshtit, di qe jane perdorur ilaqe te ndryshme por asnje nuk i ka ndihmuar. Ju lutem a duhet te vazhdoj te mos e ushqej me me qumesht, tja zevendesoj me dicka tjeter apo ka ndoshta edhe ndonje zgjidhje tjeter te cilen mjeket ende nuk ma kane rekomanduar. Ju lutem me ndihmoni. Ju faleminderit.

Bija Haliti (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Bija,

Për rregullimin e jashtëqitjes së fëmijës suaj, ju përkujtoj se rregullimi afatgjatë i nevojës së madhe bëhet me regjim të posaqëm të ushqimit, që nënkupton para se gjithash ushqimin e lëngshëm (qorbë, supë, lëngje pemësh, çajra, ujë), cereale dhe ushqime që përmbajnë shumë fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshkë, portokall).

Është me rëndësi reduktimi në masë të madhe i ushqimeve të cilat shkaktojnë kapsllëkun tek fëmijët si: qumështi (në sasi të madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Rregullimi i përkohshëm i jashtëqitjes bëhet me sirupa dhe me mikroklizma me këtë destinim.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti