Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A manifestohen të gjitha vaksinat me temperaturë?

Pershendetje, ju uroj per punen qe po bëni, desha tju pyes per vaksinat a manifestohen te gjitha me temperature, dhe a guxon tja bej vaksinen nese bebi eshte me grip, e kam vajzen gati 3 muajshe dhe kur ja kam bere vaksinat ne dore ka pas temperature, por me daleron sir i ka kaluar si preferoni ju sa here brenda dites duhet japur shirupin.Pres pergjigjen tuaj.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gentiana,

Jo të gjitha vaksinat manifestohen me temperaturë të lartë, ndonjëherë mund të jetë lehtësisht e ngritur apo edhe fare. Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius.

Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4) të cilat fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti