Djersa në shputat e duarve e këmbëve të bebit
Ela Bektashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Emanuela,
Mbingrohja e dhomës dhe veshja e tepruar jane shkaktarët më shpeshtë të djersitjes së shtuar tek foshnjet. Temperatura e dhomës duhet të jetë në mes 18-22 gradë celsius, ndërsa foshnjet duhet veshur me një shtresë rroba më shumë se të rriturit. Jo rrallë prindërit e rinjë duke pasur frikë nga ftohja eventuale, bëjnë mbingrohjen e foshnjeve të tyre. Dhënia me rregull e Vitaminës D3, prevenon sëmundjen e eshtrave të buta, njëra prej simptomave të së cilës është djersitja e shtuar!
Në vend të shqetësimit të tepruar dhe pritjes së sëmundjes , më e arësyeshme është që të relaksoheni dhe të kënaqeni me shëndetin e mirë të foshnjes suaj!
Pershendetje vajza ime eshte 4 muajshe dhe shpesh i djersin duart dhe shputat e kembeve. I jap vitaminen d3 oleovit qe 1 muajshe. Ne keto ditet e nxehta i ndodh disa here ne dite kurse me pare me rralle. Ka arsyje shendetesore qe ndodh kjo apo eshte normale? Faleminderit.