Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqyrja me shishe

Pershendertje Dr. Niketa, ju pergezoj per punen qe beni, desha te pyes kam vajzen 3 muajshe qe 1 muaj kam fillu ta ushqej me shishe sepse gjiri nuk i mjaftojke dhe nuk shtojke peshe mjaftueshem, mjeku me rekomandoj ta ushqej me shishe. Ajo ka lind me peshe 4.240 gr tani ka 6.040 gr dhe pin shpesh tani por 90ml nganjehere 120ml si mendoni a eshte duke u ushqy mjaftueshem dhe a ka fitu peshe sa duhet tani kam fillu edhe ta ushqej me leng dhe peme hipp, ju falemnderoj perzemersisht.

Egzona Mushica-hoti (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Egzona!

Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me ushqime të forta rekomandohet të bëhet në periudhën në mes të muajve 4 - 6, tani trakti i tretjes së ushqimit të foshnjes suaj ende është në zhvillim e sipër, pra ushqimet e forta momentalisht janë jashtë limiteve, por pas muajit të 4të mund të filloni me recetat e bebaime.com.

Se sa ka nevojë foshnja e juaj për ushqim me qumësht me formula mvaret jo vetëm nga pesha e saj por edhe nga mosha. Leni që uria e saj të ju udhëzojë.

Shumica e foshnjeve duan të pinë çdo 2 deri 3 orë. (startoni me 30 deri 60 gram për çdo të ushqyer gjatë javës së parë, pastaj shtoni dhe 60 deri 120 gram). Mbrenda disa muajve, ajo do të zbresë në 6 deri në 8 shishe me nga 120 deri në 180 gram qumesht me formula mbrenda 24 orëve. Mbas 4 muajve, ajo do të zbresë në 4 deri 5 shishe me nga 180 deri 210 gram qumësht me formula.

Pavarësisht nga pesha e lindjes cdo foshnje duhet që në moshën 4-6 muajshe të dyfishojë peshën e lindjes.  Në komunitetin bebaime e keni aplikacionin "Grafiku i zhvillimit të fëmijës", i cili paraqet rritjen e fëmijës tuaj në raport me moshën, duke e llogaritur që nga pesha e lindjes, sepse kjo tek çdo fëmijë është individuale. Ju lus ta përdorni atë në mënyrë që të keni pasqyrë sa më të saktë mbi zhvillimin e fëmijës tuaj.

Gjithë të mirat ty dhe bebit.

/komuniteti