Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Uji te bebja 3 muajshe e gjysëm

P.r.sh. Doktoreshe. Doja te pyesja a duhet ti jap uje vajzes sime 3 muajshe e gjysem ne keto temp. te larta. gjithmone kur i vej cucullen qe e njome e thith fort derisa largon ujin. Si me keshilloni te veproj, theksoj qe e ushqej vetem me gji. Vleresoj pergjigjet tuaja.

Ne La X (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Dena,

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri i vajzës tuaj.

Prisni deri në muajin e gjashtë para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti