Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumështi i gjirit

Pershendetje doktoreshe, vajza ime me 4 qershor ka mbush 2 muaj deri tani kam pas mjaft qumesht por qe 3 dite me ka humb nuk po i mjafton sepse kam shume pak, tu kisha lut me me tregu edhe ti se cfare lloj te qumeshtit mundem me i dhene, te falenderoj.

Lena Lena (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lena,

Nëse pas shtrydhjes së thithkave të gjirit ju del qumësht atëherë ju keni qumësht. Për ta stimuluar ardhjen e qumështit duhet ta mbani bebin tuaj në gji sa më shumë. Sa më shumë që thith bebi aq më shumë qumësht prodhohet.

Nëse vërtetë qumështi juaj ka filluar të ndalojë, atëherë të rekomandoj të vazhdosh ta ushqesh vajzën me qumësht formule. Në treg gjenden shumë emra të ndryshëm tregtarë, juve ju mbetet të bëni zgjedhjen.

Shpresoj të vazhdoni me gjidhënjen.

Marinela Dine (14 vite më parë)
pershedetje lena.e une 2muajshme ekam vajzen.e mua me mdothe kjo gjendje me qymshin.ka te bej shume me ushqimin tend,une ha shume luleshtruthe.ato sjellin shume qymesh.pi shume legje e qymesh.tkomejan bere te perdicme.dose jam shedoshur disi.po me qymesh te blere nuk i dilet

/komuniteti