Zgjimi i shpeshtë i bebes gjatë natës
Valdete Shala
(15 vite më parë)
Pershendetje Valdete!
Nqs kjo qe po ndodh tani me te voglin tuaj eshte nje sjellje qe persiston prej kohesh, kjo eshte nje kaprico e tij, te cilen ju e keni ndjekur deri tani. Keshilla qe ju ka dhene pediatri juaj eshte mjaft e drejte, dhe konfirmon qe kjo eshte nje teke. Perpiquni qe kur femija qan te mos e merrni nga shtrati, dhe ndoshta mundet per ta qetesuar ti jepni pak uje. Heret e para do te jete pak e veshtire por eshte dicka qe mund ta realizoni. Do te insistoja qe te mos provoni ti jepni qumesht apo ndonje leng frutash ne keto momente pasi do te nisnit nje ves te ri qe do te ishte me e veshtire ta largonit.
Pershendetje doktoreshe.
Kam djalin 7 muajsh, me shendet eshte shume mire, por naten zgjohet shume shpesh, vetem gjumin e pare e ben mire 2 deri 3 ore, mandej çdo ore zgjohet, e kam ne gji, tash kam fillu me keksa dhe ushqime te HIPP, mjeku personal me ka keshilluar qe mos ti jap naten gji, dhembet e pare i kane dale, po djali qan, nuk di si te veproj tash duhet te filloj punen. Ju lutem te me keshilloni.
Me respekt, Valdetja.