Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ngërçat te bebi

Pershendetje Dr, kam djalin 3 javesh, ka dite qe nuk rahatohet i tkurr kembet dhe qan po jo shume edhe lyp me pi shume edhe shpesh. Dashta me ju pyet a guxoj me i dhane me pi deri sa te len, se jam ma hapa e mu ka dasht me nxjerr me pompe njeri gji mi qet 90 ml, kur po e kam ne gji po e pin pernjehere krejt me ja dhan edhe ne tjetrin gji thith e nuk po di a eshte shume, edhe qka mundet mi shkaktu ngerqe a ndodh qe kokacola dhe uji mineral se kam pi ka pak faleminderit shume per kontributin tuaj.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Azemine,

Shkaktari i vërtetë i paraqitjes së ngërçeve nuk dihet, dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Provoni këto këshilla të cilat ndihmojnë në qetësimin e tyre:

- Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi.

- Mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse.

- Mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson.

- Disa foshnja qetësohen gjatë vozitjes në makinë.

- Masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja.

- Vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës.

- Jepini shurup për qetësim i cili pregatitet në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda.

- Këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar.

- Testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, koka kola, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda.

Në lidhje me gjidhënjen foshnjes jepini të pijë sa herë që të dojë, jepini nga të dy gjinjtë. Pasi të ketë pirë nga njëri, ofrojini tjetrin. Sa më shumë që foshnja thith aq më shumë qumësht prodhohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti