Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Beba ime e mban dorën në gojë

Pershendetje desha te di per vajzen time 2 muaj e gjysem se e fut doren ne goje mos eshte puna e dhembeve, apo diqka tjeter, pres pergjigje flm.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Gentiana,

Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjet e tyre rreth muajit të tretë. Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti