Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si ta largoj fëmiun nga gjiri?

Pershendetje doktor, vajza ime eshte 20 muajshe dhe ende e kam ne gji, dua ta largoj po nuk po di si. E shoh se secilen here po e kerkon me shume. Kam provuar me i dhene qumesht formule po nuk e do. Me kane thene te pi qaj pepermint po nuk po di a eshte e demshme dic per vajzen? Ju pershendes.

Diana Z (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Fiona,

Vjen një ditë dhe fëmija shkëputet nga qumështi i gjirit. Kohëzgjatja e ushqimit me gji varet kryesisht nga dy faktorë kryesorë, dëshira e nënës dhe kërkesa e fëmijës. Por gjithmonë, kur vendoset për të ndërprerë ushqimin me qumësht gjiri, ushqimi zëvendësues për fëmijën duhet të fillojë gradualisht se edhe ndërprerja e ushqyerjes me qumësht gjiri, duhet të bëhet gradualisht.

Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me qumësht lope. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.

Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.

Tabletat e bromexin-ës, ndihmojnë për largimin e qumështit të gjirit. Mënyra e përdorimit jepet në fletën shoqëruese, por këshillat e mëtejshme do të ti japë mjeku tek i cili duhet të kontrollosh gjirin përpara dhe pas përdorimit të tabletave.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti