Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Refuzimi i qumështit

Pershendetje Doktoreshe.


Kam nje pyetje, kam djalin 7.5 muajsh. Kur ka qene 6 muajsh, ma ka lene gjirin, arsyeja ndoshta ka qene sepse kam qene ne pune dhe kam fillu me ushqy me ushqime te rekomanduara, mirepo qe 2 jave nuk pi qumesht fare as diten as naten, kam provu ne menyra te ndryshme por kot vetem behet nervoz. Ajo qe me shpreson me se shumti eshte se ushqehet shume mire (ka apetit shume dhe te gjitha ushqimet i ha). A eshte diçka shqetesuese edhe pse per moshen qe ka eshte dashur te pi qumesht pluhur.


Te pershendes.

Shqipe (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Shqipe!

Per moshen qer ka pjesa me e madhe e dietes se femijes duhet te perbehet nga qumeshti por kjo nuk nenkupton marrjen e tij vetem si i tille.

E rendesishme e shte qe ushqimet qe merr te kene permbajtje qumeshti, dhe thjesht qumesht mund te marre rreth 250 ml ne total. Duhet te keni parasysh qe formula qe keni zgjedhur te jete e pershtatshme per moshen e tij.

Nuk mundem te jem me specifike pasi nuk e kam te qarte nga sa me shkruani nese ky refuzim lidhet nga ndryshimi i llojit te qumeshtit apo thjesht i konfeksionit te tij(blerja e nje kutije te re qe nenkupton te kontrolloni ndoshta edhe skadencen e saj).

/komuniteti