Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Të qarat e bebes time gjatë natës

Tung dok me thuaj kam vajzen 10 diteshe dhe kjo gjithe diten flen kurse gjithe naten qan deri ne mengjes me thuani cka te bej? Flm shume.

Behare S (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Behare,

Urime për lindjen tuaj. Nëse foshnja është e shëndetshme, nuk është e uritur, etur apo e lagur – ato janë ngërçe.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.

Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj. Qarja, e cila ndonjëherë është plotësisht e pangushëllueshme, mund të zgjasë me orë të tëra.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni se si mund ti ndihmoni foshnjes tuaj për ti qetësuar këtë periudhë sadopak:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Shpresoj të të kem ndihmuar, gjithë të mirat.

/komuniteti