Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund ta ushqej foshnjen me gji gjatë përdorimit të antibiotikut?

Une nena e femijes jam me gryke te qelbezuara dhe momentalisht po perdor amoksiklav (antibiotike). Doja te dija nese mund te ushqeje vajzen me gji apo jo?

Bela Zh (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Bela,

Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji, sidomos Penicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozidët etj.

Gjithsesi para përdorimit konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti