Gjidhënja te bebi
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine,
Bebi tuaj duhet ti jepni të pijë sa herë që ai të dëshirojë, sa më shumë që bebi juaj pi aq më shumë qumësht prodhohet. Në lidhje me ngërcat ju rekomandoj të lexoni këshillat e mëposhtme:
http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat
Në farmaci të ndryshme gjenden edhe pika për qetësimin e ngërceve te foshnjat, por gjithsesi para përdorimit të tyre duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Djali im sot i ka mbush 3 jave dhe kane fillu si duket ngerqat, po ne te njejetn kohe lyp me pi nen stop e boarku po i rritet shume ne kontroll kur isha ju me that ti jap me pi sa te pin , po une po kam frike kur po e shoh qe po i fryhet shume barku , ju lutem a vazhdoj ti jap me pi deri te len vet gjinin edhe per ngerqe qka me kishit rekomandu, ju falenderoj shume paraprakisht.