Për kapsllëkun
Zana Ahma
(14 vite më parë)
Përshëndetje Zana,
Për rregullimin e jashtëqitjes së fëmijës suaj, ju përkujtoj se rregullimi afatgjatë i nevojës së madhe bëhet me regjim të posaqëm të ushqimit, që nënkupton para se gjithash ushqimin e lëngshëm (qorbë, supë, lëngje pemësh, çajra, ujë), cereale dhe ushqime që përmbajnë shumë fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshkë, portokall).
Është me rëndësi reduktimi në masë të madhe i ushqimeve të cilat shkaktojnë kapsllëkun tek fëmijët si: qumështi (në sasi të madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Rregullimi i përkohshëm i jashtëqitjes bëhet me sirupa dhe me mikroklizma me këtë destinim.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. kam bebin 6 muaj e 3 jave dhe qe nga muaji i 4 kam filluar me ushqime shtese, por e mundon shume kapslleku, a ka ndonje ushqim apo caj qe mund t`ia lehtesonte kapsllekun? pres pergjigjen me padurim. Flm per kohen tuaj.