Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pse krijohet infeksioni?

Pershendetje doktor, ju shkrova pak dite me pare rreth shqetesimit qe kisha ne lidhje me vajzen pasi disa here urinonte me ngjyre pak me te erret, une i bera nje analize te urines dhe doli qe ka nje infeksion te lehte dhe kur i pa pediatri analizat me tha se nuk eshte gje per tu shqetesuar pasi shume pak infeksione te urines ka dhe me dha nje antibiotik qe quhej Zinadol gjithashtu me keshilloi te beja dhe nje analize per te pare nese ka infeksion ne veshke, pyetja ime eshte se pse krijohet infeksioni pasi une jam shume e kujdeshme dhe e laj me uje pas cdo heqje te bebilines, dhe a eshte i forte e mund te vrase organizmin e vajzes ky antibiotik... Te uroj cdo te mire.

Eliza M (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Eliza,

Keni vepruar drejte ne lidhje me analizen e urines tani ju mbetet te ndiqni udhezimet e pediatrit. Infeksionet urinare jane shume te shpeshta tek femijet. Shumica shkaktohen kur bakteria infekton traktin urinar, i cili perbehet nga veshket, uretra dhe fshikeza. Zakonisht infeksioni urinar trajtohet me antibiotike. Gjate perdorimit te antibiotikut ngjyra e urines se femijes tuaj mund te marre ngjyre portokalli, por kjo eshte normale, nuk keni pse brengoseni. Inkurajoni femijen tuaj te konsumoje sa me shume lengje, uje, por shmangjuni lengjeve te gazuara dhe ice tea. Nese femija juaj ka temperature te ngritur, kontaktoni menjehere pediatrin.

I uroj sherim te shpejte femijes tuaj.

/komuniteti