javë pas jave
Përshëndetje Dena,
Nëse ju ndiheni më rehatshvm gjatë këtij pozicioni nuk ka asgje të keqe. Pozicioni shtrire është një ndër pozicionet që preferohet gjatë gjidhënjes sidomos në disa raste të caktuara.
Gjatë laktacionit gjinjtë tuaj zmadhohen, tendosen dhe rëndohen. Ndërsa i jepni gji të voglit tuaj, përdorni dorën tuaj të lirë për të mbajtur gjirin me një kapje-C-(katër gishtat poshtë gjirit dhe gishti i madh në drejtim të orës 9-të) Kujdes : është e rëndësishme që gishtat tuaj ti vendosni të paktën 2 cm mbi areolën në mënyrë që i vogli të mos thithë direkt mbi thithin e gjirit duke e dëmtuar atë.
Që të mos kesh dhimbje të thithkave, mundohu që fëmijës ti japësh të thithë edhe areolën (pjesën e errët të gjirit). Tashmë që ragadet janë formuar, në ndihmë vjen pomada antiragad (pomadë kundër çarjeve të gjirit).
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Kam vajzen afer 4 muajshe. Po bej gati nje muaj qe kur e ushqej me gji rri ne pozicionin shtrire te dyja, sepse keshtu pi me shume. Vajza kur e mbaja ne preher rrinte vec 2 ose 3 min. provova cdo pizicion dhe gjeta kete me te pershtatshmin. A ka ndonje problem ky lloj pozicion? Thithat e gjiksit po fillojne te me cahen dhe me dhembin. A ndikon pozicioni gjate gjidhenies, ne kete problem? Me fal qe u zgjata. Shpresoj te me pergjigjesh. Gjithe te mirat.