Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pushimi me beben pothuajse 7 muajshe

Pershendetje dr.. Javen qe vjen planifikojme te shkojme per pushime ne bregdet me beben e cila eshte 6 muajshe e gjysem.. Desha ta di.. 1. A ka nevoje me i perdore pikat d3 edhe gjate pushimit duke marre parasysh qe femiju i ekspozohet diellit me shume. 2. Me cfare faktori mbrojtes me perdore kremin kunder djegjes dhe 3. Sa kohe guxoj me mbajt bebin ne diell kuptohet duke evituar koha prej 10-16.. Ju falenderoj ne rast se merrni mundin te me pergjigjeni.

Shqipe S. (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shqipe,

Është pediatri i fëmijës tuaj, ai i cili do të vlerësoj se a duhet ti japësh pikat d3 edhe gjatë kohës së pushimit. Në varësi të zonës ku ndodheni ne nuk duhet të dalim në diell me bebet zakonisht nga ora 10.00-16.00, daljet në diell në mëngjes dhe mbrëmje do ju mundësojnë marrjen më të shëndetshme të rrezeve të diellit.

Ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell i foshnjeve dhe fëmijëve deri në moshën 12 muajshe nuk është i preferuar për shkak të insolacionit (goditjes së diellit), dëmtimeve (djegieve) të mundëshme të lëkurës shumë të ndieshme të tyre, tejngrohjes etj... Poashtu edhe zhytja në det dhe mundësia e gëlltitjes së rastësishme të ujit të detit kërcënon me çrregullime të rrugëve të sipërme respiratore (hunda, fyti, veshi) dhe atyre gastrointestinale.

Për më shumë këshilla lidhur me pushimin me bebe, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/udh-timi/si-te-pregatitemi-per-pushimet-e-para-me-bebin

Gjithë të mirat.

/komuniteti