Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Irritimi i përkeqësuar i prapanicës së bebes

Pershendetje doktor Selim, Vajza ime 1 muajshe ka irritim te lekures se prapanices (diaper rash) dhe pa marre parasysh se me cka e lyej gjendja vetem po perkeqesohet me shume dhe vendi i rritimit rezulton me gjak. E ka vizituar dhe pediatri dhe me sugjeroi ta lyej me krem te zingut dhe travazoll, por eshte e 5-ta dite pa asnje rezultat. I kam provuar edhe vazelinin, po as ai spo ben pune. Po mundohem ta laj vetem me uje dhe ta le te thahet vet e te rrije sa me shume pa pampers. Ju lutem, cfar kishit propozuar qe te bej ne kete rast? Me respekt dhe falenderim, Era.

Nia Bega (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Era,

Së pari duhet të siguroheni që këto kohë nuk i keni ndryshuar diçka në ushqyerjen me qumësht, pasi mund ti japë diarre dhe irritim të lëkurës.

Së dyti nuk di nëse fëmija juaj ka edhe simptoma të barkqitjes, në këtë rast duhet trajtuar diarreja, dhe skuqja do të qetësohet vetevetiu!

Së treti duhet të siguroheni që nuk keni ndryshuar diçka në sendet e higjienës personale të fëmijës (si shampo, kremëra, pampersa).

Përdor një krem me përqindje mbi 10 % Oksid Zinku (SUDOCREM, Mitosyl etj) dhe vetëm laje beben pa përdorur pecetat e lagura që tregetohen, siç edhe je duke bërë tashmë.

Shpresoj t`ju kem ardhur në ndihmë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti