javë pas jave
Përshëndetje Denissa,
OBSH rekomandon që foshnja të ushqehet ekskluzivisht me gji deri në moshën 4-6 muajshe. Në rast të pamundësisë së ushqimit me gji ushqimi i rekomanduar në këtë ndërkohë është qumështi formule.
Nëse pas shtrydhjes së thithkave të gjirit ju del qumësht atëherë ju keni qumësht. Për ta stimuluar ardhjen e qumështit duhet ta mbani bebin tuaj në gji sa më shumë. Sa më shumë që thith bebi aq më shumë qumësht prodhohet.
Logjikisht vetëm foshnja e pangopur nga pirja paraprake kërkon të pijë edhe më tepër. Rekomandimi më i qëndrueshëm dhe afatgjatë për ju është ushqimi sipas kërkesës që nënkupton që foshnjen tuaj duhet ta ushqeni aq gjatë, aq shpesh dhe me aq ushqim shtesë sa ajo të dojë.
Nëse vërtetë qumështi juaj nuk i mjafton, atëherë të rekomandoj të vazhdosh ta ushqesh vajzën me qumësht formule. Në treg gjenden shumë emra të ndryshëm tregtarë, juve ju mbetet të bëni zgjedhjen.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Kam vajzen 7 javeshe dhe deri me tani e kam ushqyer me gji, mirepo tani me duket se nuk i mjafton duke u bazu ne keto shenja, e ze gjumi duke thithe, kur flen mas gjysme ore zgjohet, cdohere i thithe duart e veta, kur eshte duke thithe gjirin here e fute ne goje here e nxjerre nga goja dhe nervozohet, mezi e merr, bazuar ne kete mendoj se nuk i mjafton gjiri, andaj ju lus te me keshilloni se cilin lloj te qumeshtit te ja shtoj, cili eshte me i miri, hipp, aptamil, prenan apo bebelac? Ju pershendes!