Në çfarë orari duhet ti shëtisim bebet?
Genta Rina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gentiana,
Në varësi të zonës ku ndodheni ne nuk duhet të dalim në diell me bebet zakonisht nga ora 10.00-16.00, daljet në diell në mëngjes dhe mbrëmje do ju mundësojnë marrjen më të shëndetshme të rrezeve të diellit.
Për më shumë këshilla lidhur me kujdesin ndaj bebeve gjatë muajve të verës të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/udh-timi/ja-si-t-p-rkujdesemi-p-r-f-mij-t-gjat-muajve-t-ver-s?like=true
Ashtu siç kam shkruar më parë përdorimi i çajrave të destinuar për foshnje nga prodhuesit e ndryshëm për çështje terapeutike (rregullimi i jashtëqitjes, ngërçe), mund të përdoren pa problem por vetëm në sasira të vogla.
Gjithë të mirat.
Pershendetje pergjigjet tuaja me kane ndihmuar shume, ju falenderoj per kete, pyetja e rradhes eshte ne cfare orari guxoj ta shetis beben time 3 muajshe dhe a preferohet ti jap nje lloj te cajit te hipp pasi ja kam dhon per ngerqa ne keto dit te nxethta te veres, pasi uje sipas jush eshte ende heret. Pres pergjigjen flm per kohen.