Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Infeksion bakterial

Pershendetje desha tju pyes per vajzen time 5 vjecare, ajo ka 2 vite qe gjithmone ankon per kruarje ne vagine dhe i ka nje ere te pakendshme gjithmone mban ere edhe pasi e laj ndodh kjo i kam bere analizat dhe gjithmone eshte prezent ndonje bakterie dhe me thuan qe eshte nga bakteria mirepo une brengosem se eshte e vogel me moshe per te pas keshtu lloj infeksionesh? Ju lutem per nje pergjigje se cka mund te bej me vajzen? Respekt.

Dallendyshe M. (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Deliza,

Pasi që ju e keni bërë analizën vajzës, mjeku duhet që nga mostra e saj të identifikojë llojin e bakteries që shkaktoi infeksionin dhe cili mund të jetë antibiotiku i duhur për këtë. Nëse fëmiu nuk paraqet ndonjë shenjë përparimi edhe pas trajtimit, atëherë ju duhet të konsultoheni me mjekun përsëri.

Mos e neglizhoni situatën.

/komuniteti