Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vrima në zemër

Pershendetje i nderuar dr. kam nje shqetesim te madh si cdo prind tjeter, kam nje vajze eshte lindur ne jave e 26, ka peshuar 1120 gr, tash eshte ne javen e 37 dhe tash peshon 3150 gr. njehere tash krejt ne rregull ka qene, tash doktoret ketu ne Zvicer po thojne qe ka nje vrime ne zemer. Ju lutem te me tregoni sa eshte rrezik per vajzen time ajo vrime edhe a eshte pasoje e lindjes se parakoheshme? Ju faleminderit per pergjigje dhe mundimin.

Arben Ramani (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arben,

Vrimat në zemër janë komunikime midis atriumeve ose ventrikujve të zemrës!

Megjithatë këto komunikime nqs përmasat janë të vogla, me rritjen e fëmijës përgjithësisht mbyllen. Por fëmija duhet të bëjë kontrollë periodike me kardiologun pediatër dhe pediatrin për të ndjekur mirërritjen!

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti