Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çka mund ti jap për kollë bebit 3 muajsh?

Pershendetje dr. vajza ime sot eshte zgjuar me hunde te zanuna dhe me kolle dyshoj se e ka edhe fytin a kishit pas mindesi te me ndihmosh se qka mund ti jap para se ta dergoj te pediatri? Pres pergjigje.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Gentiana,

Foshnja juaj duhet të vlerësohet nga pediatri i juaj për të marrë terapinë e duhur. Por për vlerësimin e një gjendjeje, para së gjithash nga profesionisti kërkohet ekzaminimi fizikal (vizita mjekësore), konstatimi i gjendjes (diagnostikimi), verifikimi i moshës dhe peshës së fëmiut...

Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur. Përgjigja, më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë, në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje për fëmiun tënd. Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!

Gjithë të mirat!

/komuniteti