Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhëmbët me ngjyrë të verdhë

Pershendetje te perzemerta nga Shqiperia e mesme... ju lutem kam nje problem me vajzen time eshte 3 vjece dhe ka problem me dhembet 4 dhembet e pare i ka me ngjyre te verdhe dhe si te prishura, domethene kan filluar ti prishen qe nje vjec e gjys nuk e di cili qe shkaku... deri tani nuk jane thyer por kam frike se me kalimin e kohes do ti keputen.., a ka ndonje ilac qe te perdor qe ti mbaj te forte deri sa te mbushe moshen qe ti nderrohen? Me respekt Asi.

Asi Gavro (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Asi,

Nëse dhëmbët e fëmijës duken si të verdhë ose portokalltë me siguri nuk po pastrohen si duhen dhe kanë grumbulluar gurëza të njolllosura me mbeturina ushqimore. Këto njolla zakonisht hiqen duke i fërkuar dhëmbët me pak pastë dhëmbësh për të rritur (që ka më shumë forcë gërryese se ajo për fëmijë) ose me pak sodë buke dhe ujë.

Por për më shumë informacion të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/larja-e-dhembeve/perse-dhembet-e-femijes-tim-duken-si-te-njollosur-

Gjithë të mirat.

/komuniteti