Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Këshilla për vaksinën që bëhet në muajin e dytë të jetës

Pershendetje doktoreshe, Duke ju falenderuar per keshillat e vlefshme dhe mjaft te dobishme, ju lutem a mund te me keshilloni ne lidhje me veprimet qe duhet te bej ne menyre qe ti lehtesoj sa me shume dhimbjen djalit tim dhe per medikamentit qe duhet te perdor. A duhet t`ia perdor menjehere pas berjes se vaksines apo vetem pasi ti jete ngritur temperatura? Po banja a duhet ti bej? Ju faleminderit shume.

Gentiana Gica (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Gentiana,

Nëse fëmija juaj paraqet shenja të temperaturës duhet ti jepni paracetamol me masën e moshës së tij, dhe nëse vazhdon temperatura atë mund të ja jepni cdo 6 orë.

Përveç paracetamolit për ti ulur temperaturën, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta, përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë qumësht, mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta, zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.

Tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet mbi normalen.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti